Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre të dyshuar dhe konfiskohen rreth 4,5 kg substamcë që dyshohet të jetë marihuanë

Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) e Gjakovës, sot, më 23.12.2020, pas një hetimi dy mujor, ka rezultuar me arrestimin e tre të dyshuarve.
Arrestimi është bërë në rrugën ‘Xhemail Mustafa’ në Fushë Kosovë, në ora 12:45, kur hetuesit policorë nga Njësia e Gjakovës e DHTN-së e mbështetur edhe nga Njësia e Prishtinës e DHTN-së, kanë ndërhyrë në bodrumin e një ndërtese duke zënë në flagrancë tre të dyshuarit duke bërë shkëmbimin e narkotikëve.

Nga policia janë arrestuar tre të dyshuarit:
– E.K., viti i lindjes 1963, mashkull, shtetas i Shqipërisë,
– D.E., viti i lindjes 1998, mashkull kosovar dhe
– F.Sh., viti i lindjes 1982, mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit në cilësi të provës materiale janë gjetur dhe konfiskuar:
• Njëzet e dy (22) paketime/qese najloni që dyshohet të jetë mariuhanë me peshë rreth 4537 gram (4 kg e 537 gram)
• Një veturë,
• Para (2365 euro) dhe
• Tre (3) telefona.
Në lidhje me këto veprime është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, ndalohen në ndalim policor për 48 orë.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje