Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre të dyshuar për rastin vrasje në tentativë

Prishtinë, 11 janar 2021 – Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim të identifikuar si të dyshuar të implikuar në ngjarje kriminale, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme në funksion të detyrave të përcaktuara për të rritur parametrat e sigurisë.

Në këtë vazhdë, sot në orët e pasdites janë arrestuar tre të dyshuar të cilët ishin shpallur në kërkim për rastin vrasje e mbetur në tentativë të ndodhur më datë 24.10.2020 në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë.

Në këtë ngjarje lëndime të rënda trupore, nga mjete të mprehta kishin marrë dy viktima të cilët ishin trajtuar në QKUK.

Të tre të dyshuarit;

-B. GJ, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

-A. GJ, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

-E. T, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh për procedim të mëtejmë nën dyshimin për veprën vrasje në tentativë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje