Prishtinë, 14 mars 2025 – Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht njësitet e policisë së Kryeqytetit, kanë arrestuar tre të dyshuar për veprën penale Vjedhje e Rëndë.
Ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit janë të implikuar në rastin e vjedhjes së rëndë të ndodhur më datë 13.03.2025, në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë, me ç ‘rast nga një apartament janë vjedhur gjësende të ndryshme në vlerë të konsiderueshme.
Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të Kryeqytetit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve;
· R. Rr, 25 vjeç, mashkull, shtetas i huaj,
· E. Sh, 25 vjeç, mashkull, shtetas i huaj,,
· I. D. 38 vjeç, mashkull, shtetas i huaj,
të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë, si dhe në disa raste të tjera.
Përgjatë arrestimit dhe kontrollit të tyre, të dyshuarve u janë gjetur gjësende të ndryshme të cilat dyshohet të jenë të vjedhura.
Të njëjtit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.