Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rëndë

Prishtinë, 27 shtator 2022 – Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht stacionit policor të Fushë Kosovës, sot kanë arrestuar tre të dyshuar lidhur me vjedhjen e mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme nga një shtëpi në fshatin Henc të komunës së Fushë Kosovës.
Të dyshuarit;
· A. O. 32 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,
· A. T. 22 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,
· L. I. 21 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,
pas arrestimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar një hetim për rastin vjedhje e rëndë.
Si vijimësi e veprimeve hetimore është identifikuar edhe i dyshuari i katërt i cili aktualisht është në arrati, porse policia po ndërmerr veprimet e nevojshme operativo- hetimore për lokalizimin e vendndodhjes së tij.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje