Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dënuari me 2 vite burgim për tentim vrasje

Prishtinë, 16 Shkurt 2026- Gjatë ditës së sotme Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ka realizuar me sukses arrestimin e një personi, i cili ishte në kërkim.
Personi V.C., 69 vjeç, ishte i dënuar me dy (2) vite burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe riafirmon përkushtimin e saj për garantimin e sigurisë publike, parandalimin e rreziqeve dhe zbulimin e çdo vepre penale që cenon rendin dhe qetësinë publike.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje