Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshimti për dhune ne familje

Prizren, 18 nëntor 2021
Me datë 17 nëntor 2021, rreth orës 17:10, policia kishte pranuar informacion se në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren, një i dyshimtë i cili ishte në arrest shtëpiak me urdhër të gjykatës, ishte duke ushtruar dhunë në familje.
Pasi njësitë policore ju përgjigjen thirrjes, i dyshuari nuk ju bind urdhrit të policisë, madje mbante një thikë kuzhine në dorë duke i kërcënuar policinë për lëndime të zyrtarëve dhe vetës së tij.
Duke pasur parasysh se i dyshimti është recidivist i veprave penale dhe mund të paraqes rrezik, në vendin e ngjarjes reaguan njësia profesionale të Njësisë së Reagimit të Shpejtë, të cilët e neutralizuan të dyshimtin, i njëjti u arrestua në vendin e ngjarjes dhe në cilësinë e provës materiale ju është sekuestruar një thikë kuzhine rreth 15cm.
I dyshimti H.L i lindur në vitin 2003, është intervistuar në prezence të avokatit mbrojtës.
Pas deklarimit policia e informoj prokurorin e Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.
Rasti është nën hetime.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje