Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari në Mitrovicë për disa raste të veprës penale të vjedhjes

Mitrovicë, 9 qershor 2021
Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin për përfshirje në tri (3) raste të ndryshme të veprës panele ‘Vjedhje’. Këto raste janë raportuar në dy ditët e fundit, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqanet në Mitrovicën e Jugut.
Si rezultat i hetimeve të zhvilluara mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë në orët e paradites së sotme në Mitrovicë, kanë arrestuar të dyshuarin K. U., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që në tri lokacione të ndryshme në Mitrovicë ka kryer vjedhje.
Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar sendet e vjedhura si: monitor, motoçikleta dhe gjësende të ndryshme.
Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje