Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Gjilan, 26 tetor 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësite policore nga Stacioni Policor Gjilan në bashkëpunim me Njësitin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me urdhër të gjykatës kanë realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit kosovar shqiptar V.A. (1975).
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një (1) revole e kalibrit 9 mm. së bashku me një (1) karikator dhe pesë (5) fishekë si dëshmi për Gjykatën.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje