Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Viti, 06 dhjetor 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti, përmes rrugëve operacionale ka pas informata të qëndrueshme se i dyshuari i mitur bashkë me dy shokët e tij kishte ekspozuar një armë revole përmes rrjeteve sociale.
Në bazë të procedurave ligjore janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit Kosovar nga një fshati i Komunës së Vitisë.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën:
• Një revole të tipit TISAS ZIG 14,
• Dy karikator
• Dhjetë copë fishek
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Policia e Kosovës njësiti I hetimeve në të gjitha fazat e hetimit të rastit ka qenë në koordinim me Prokurorin e Shtetit , i cili ka marrë Aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit të mitur për 24 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë po ashtu të mitur dërgohen në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje