Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje dhe kanosje

Viti, 08 tetor 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti në vazhdën e hetimit të një rastit ,,Kanosje’, me urdhër të Gjykatësit të procedurës paraprake ka kryer një kontrollë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit kosovar shqiptar H.A. (1967).
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën:
• Një (1) Pushkë gjuetie e llojit SP 100 e kalibrit 12-GA me njëzet e pesë (25) fishekë të kalibrit 12-GA
• Një (1) pushkë Karabin me shënjestër optike e llojit Patriot e kalibrit 30-06 SPRG me njëqind e pesëdhjetë e gjashtë (156) fishekë të kalibrit 30-06
• Një (1) revole e llojit Sig Sauer e kalibrit 9mm me dy karikator përkatës dhe shtatë (7) fishekë të kalibrit 9mm,
• Një (1) revole me shurdhues e llojit Pietro Gardone e kalibrit 22LR me dyqind e tre (203) fishekë të kalibrit 22LR
• Një (1) revolver me shurdhues e llojit Ofizial sport starters me tetëdhjetë e një (81) fishekë të kalibrit 22Long rifle
• 37 copë fishekë dhe një tytë e revoles.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ..Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ,,Kanosje’’ dhe i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje