Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje dhe vepra të tjera kriminale

Prishtinë, 26 maj 2021 Policia e rajonit të Prishtinës e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj, i ka dhënë përparësi luftës kundër disa shqetësimeve dhe rasteve specifike të ndodhura kohëve të fundit.
Pas një informate të pranuar mbrëmë rreth orës 21:00, se në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, viktima një femër, 30 vjeç, i ishte ekspozuar dhunës në familje, policia e stacionit policor të Podujevës ka organizuar punën e saj me veprime operative të cilat kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit;
• D. A. 35 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës.
Ndërkohë që i dyshuari është arrestuar, ndërlidhur me rastin policia ka kryer edhe një operacion bastisjeje, me ç’ rast nga kontrollet e detajuara janë gjetur dhe sekuestruar;
 Një revole e llojit SigSauer, kalibër 7.65 mm,
 Një karikator,
 Dy copë fishek, kalibër 7.65 mu
 Një shufër metalike,
 Dy thika dhe mjete të tjera të mprehta, si dhe
 Sasi e konsiderueshme e substancës narkotike që dyshohet të jetë kanabis
I dyshuari pas arrestimit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë dhe ndaj tij me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim për rastet; dhunë në familje, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge si dhe mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës.
No photo description available.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje