Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë dhe armëmbajtje pa leje

Gjilan, 29 tetor 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 28.10.2022 përmes rrugëve operacional ka pranuar informatë se tek një restauran në Gjilan ka të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore menjëherë i është përgjigjur rastit ku dyshohet se i dyshuari tri herë ka shtënë me armë zjarri në ajër, nga të cilat të shtëna nuk është lënduar askush. Në vend të ngjarjes nga patrulla policore janë gjetur tri (3) gëzhoja të armës.

I dyshuari i rastit fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes ku falë punës policore është lokalizuar dhe identifikuar se i dyshuar i këtij rasti është S.L. (1981) shqiptar kosovar tek i cili pas arrestimit është konfiskuar një (1) armë pistoletë mod. 75 e kalibrit 8 paro. me njëmbëdhjetë (11) fishekë si dëshmi për Gjykatën.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje