Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Prizren, 26 mars 2025
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë me datën 25.03.2025 kanë arrestuar të dyshuarin M.F. mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur viktimë (të miturin). Gjatë zhvillimit të hetimeve dhe veprimeve operative është arritur tek informacioni se i dyshuari ka në posedim të armës së zjarrit.
Me leje të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit ku është konfiskuar një Pushke gjuetie e kalibrit GA-12 mm dhe dy fishekë të kalibrit 12 mm, të cilat do të përdorën dëshmi për gjykatën.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Kanosje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontrolle dhe posedim të pa autorizuar të armës’’, rast i cili do të përcillet në Prokurorinë Themelore.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje