Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për kanosje me armë, sekuestrohet arma

Prishtinë, 28 maj 2023 – Hetuesit policor të stacionit policor Veriu, kanë arrestuar një person të dyshuar për një rast kanosjeje.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00, me ç’ rast i dyshuari kishte kanosur dy persona të cilët kishin denoncuar rastin në polici.
Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar, një revole dhe një fishek.
Ndaj të dyshuarit policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Kanosje me armë” si dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje