Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për ngacmim

Prishtinë, 04 shkurt 2021 – Policia e rajonit të Prishtinës në vazhdën e masave dhe veprimeve policore që po ndërmerr me qëllim parandalimin e rasteve kriminale si dhe kapjen e personave të dyshuar si autor të veprave të inkriminuara, mbrëmë rreth orës 20:00 ka kryer arrestimin e një të dyshuari.

Arrestimi i të dyshuarit;

 Sh. K, mashkull 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e ngacmimit të denoncuar nga ankuesi më datë 31.01.2021.

Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari më datë 31.01.2021 rreth orës 09:00 ka ngacmuar ankuesin duke e përcjellë të njëjtin dhe duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.

Ndërkohë që janë analizuar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen, policia ka krijuar versionin e hetimit duke identifikuar, lokalizuar vendndodhjen si dhe arrestuar të dyshuarin.

Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për tu proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje