Stacioni Policor në Gjakovë përmes linjës telefonike 192 ka pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Çamëria” në Gjakovë.
Njësitet patrulluese nga Stacioni Policorë në Gjakovë, menjëherë ju janë përgjigjur rastit dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin N. H., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1991 i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar me armën e tij që e kishte në posedim me leje.
Në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një pistoletë e tipit SIG Sauer me një karikator dhe 6 fishekë të kalibrit 9mm.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”