Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për raste të vjedhjeve dhe dëmtimeve të pasurisë

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë me datën 31.08.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore ka arritur që të arrestojë dy të dyshuarin T.M. (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar shqiptar).
Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë së paku në tri raste të veprave penale si ,,Vjedhje’’ dhe ,,Dëmtim i pasurisë’’ raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht në qytetin e Kamenicës.
Intervistimti i të dyshuarit është bërë në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje