Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj personit zyrtar

Prishtinë, 01 dhjetor 2022 – Në zbatim të objektivave të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës po ndërmerren të gjitha masat policore në drejtim të identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve, të realizimit të operacioneve policore për goditjen e grupeve kriminale apo individëve të veçantë, të cilët po kryejnë veprime kriminale.
Si vazhdimësi e këtyre veprimeve sot u realizua një operacion në “Fushë Kosovë” me ç’ rast policia arrestoi të dyshuarin;
-S. M, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur më datë 30.11.2022, rreth orës 22:45 në fshatin Sllatinë të komunës së Fushë Kosovës.
Arrestimi i të dyshuarit erdhi si produkt i progresit hetimor të rastit në fjalë ku hetuesit policor duke trajtuar me përkushtim të thellë të gjitha elementet e rastit, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin si dhe të lokalizojnë vendndodhjen e tij.
Përgjatë operacionit policia ka sekuestruar;
Një revole, që i dyshuari ka poseduar me vete në rastin e sulmit si dhe ka ekspozuar atë.
I dyshuari, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, dhe ndaj tij është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar” si dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje