Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj personit zyrtar

Prishtinë, 05 shkurt 2021 – Në zbatim të objektivave të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës po ndërmerren të gjitha masat policore në drejtim të identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve, të realizimit të operacioneve policore për goditjen e grupeve kriminale apo individëve të veçantë, të cilët po kryejnë veprime kriminale.
Si vazhdimësi e këtyre veprimeve sot në orët e hershme të mëngjesit u realizua një operacion bastisjeje në “Mitrovicë” me ç’ rast policia arrestoi të dyshuarin;
– F. S, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
për të cilin dyshohet me bazë të jetë njëri nga dy të përfshirët në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur më datë 28.01.2021 rreth orës 18:00 në rrugën “ Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.
Arrestimi i të dyshuarit erdhi si produkt i progresit hetimor të rastit në fjalë ku hetuesit policor duke trajtuar me përkushtim të thellë të gjitha elementet e rastit, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin si dhe të lokalizojnë vendndodhjen e tij.
Përgjatë bastisjes policia ka sekuestruar;
• Katër telefona celular, si dhe,
• Gjësende të tjera të rëndësisë së veçantë për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit.
Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin policor të Fushë Kosovës ku aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për fazën vijuese hetimore e procedurale .
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje