Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për vjedhje

Gjilan, 24 dhjetor 2024
Me datën 23.12.2024 kemi pranuar informacion për një rast vjedhje i ndodhur në një lokal afarist në rrugën ‘’Gjinollët’’ në qytetin e Gjilanit.
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative hetimore si rezultat i të cilave veprime dhe bashkëpunimit me media e qytetarë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i këtij rasti L.I. (mashkull kosovar i vitit të lindjes 1999) i cili është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Vjedhje’’ dhe rast do të procedohet në Prokurorinë Themelore.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje