Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë

Prishtinë, 26 janar 2024 – Sot nga zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për rastin vrasje në tentativë të ndodhur më datë 02.12.2023 rreth orës 23:30, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Arrestimi i të dyshuarit;
– ​​D. A, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore, në kuadrine e procesit hetimor të këtij rasti.
Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarit me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Vrasja në Tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, si dhe “Shtytja”.
I njëjti me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje