Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë

Mbrëmë nga njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar personi i dyshuar që ishte në kërkim për rastin Vrasje në Tentativë, të ndodhur me datë 23.04.2025 në rrugën Rexhep Krasniqi.
Arrestimi i të dyshuarit; V. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.
Përderisa ndaj të dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprës penale Vrasja në tentativë, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje