Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë

Prishtinë, 18 maj 2023 – Sot nga zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për rastin vrasje në tentativë të ndodhur më datë 27.03.2023 rreth orës 20:00, në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.
Ndaj të dyshuarit;
​G. Y, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
​në prezencën e avokatit mbrojtës policia shqiptoi masa e arrestit policor dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i dyshuari u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar edhe;
​Një revole të tipit TT, e kalibrit 7.62 mm, që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast. Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Vrasje në Tentativë”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Pjesëmarrje në rrahje”, “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje