Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për zjarrvënje

Gjilan, 02 mars 2023
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan sot me datën 02.03.2023 ka arrestuar të dyshuarin M.B. (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar).
Arrestimi i tij është bërë në bazë të një urdhër ndalimi policor gjatë tentativës së tij për të kaluar në një pikë kufitare. M.B. ishte i kërkuar në bazë të dyshimit se ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale ,,Zjarrvënje’’, rast i ndodhur me datën 09.08.2022 në një lokal biznesi (shitore) të pajisjeve elektrike në Gjilan.
Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje