Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i kërkuari për veprat vrasje në tentativë dhe grabitje e armatosur

Sot Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në bashkëpunim me njësitet e stacionit të Veriut në Prishtinë, kanë arritë të lokalizojnë vendodhjen e personit të dyshuar, i cili kërkohej për veprat, vrasje në tentativë dhe grabitje e armatosur.

Rasti ka ndodhur me datën 28 mars 2021 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh.

Pas marrjes së autorizimeve nga ana e porokurorisë dhe gjykatës përkatëse, hetuesit rajonal kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin personit të dyshuar:

• A. K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat në fjalë.

Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje