Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i kërkuari per veprën penale në rastin “Fajdeja” – Uhapšeno lice koje se traži zbog krivičnog dela u slučaju “Zelenaštvo”

Arrestohet i kërkuari per veprën penale në rastin “Fajdeja”
Prishtinë, më 12 Prill 2024
Më datën 11.04.2024, rreth orës 01:30, pas një pune operative dhe hetimore nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar është arrestuar i dyshuari A.G. si i dyshuar në rastin penal “Fajdeja”.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë me datën 18.10.2022, ka iniciuar rast për veprën penale ‘Fajde’ dhe me datën 20.10.2022 në Prokurorinë Themelore në Ferizaj ka dorëzuar kallëzim penal, kundër disa të dyshuarve, ndërsa gjatë hetimeve nën autorizimin e prokurorit të rastit me datën 04.05.2023, ka dorëzuar poashtu edhe një raport plotësues të kallëzim penal në Prokurorin Themelore në Ferizaj, kundër disa të dyshuarve e në mesin e tyre edhe për të dyshuarin A.G.
Më datën 17.05.2023, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.G. në Komunën e Vushtrrisë, ku gjatë kontrollit i dyshuari nuk është hasur në shtëpi dhe të njëjtit i është lënë ftesë që të paraqitet në polici në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa po më të njëjtën datë 17.05.2023, i njëjti është vendosur në kërkim policor në sistemin e policisë dhe është arrestuar dje më datë 11.04.2024.
Gjatë hetimeve të kryera deri me tani në këtë rast si të dyshuar janë tridhjetë e gjashtë (36) persona të përfshirë në rastin “Fajdeja” dhe nga ta, deri më tani si të dyshuar, janë të arrestuar njëzet e tetë (28) persona. Poashtu ende ka persona ne kërkim policor dhe me urdhër arrest te lëshuar. Gjatë hetimeve të rastit me autorizim të prokurorit të rastit dhe urdhëresë të gjykatës janë zhvilluar masa intensive të avancuara hetimore, ndërsa rasti është ende në hetim nga ana Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në hetimin dhe zbulimin e të gjitha veprave penale në vend, me theks të veçantë ato në kuadër krimeve të rënda dhe korrupsionit.
Uhapšeno lice koje se traži zbog krivičnog dela u slučaju “Zelenaštvo”
Priština, 12 april 2024
Dana 11.04.2024.godine, oko 01:30 časova, nakon obavljenog operativno-istražnog rada od strane Direkcije za Istragu Teških Krivičnih Zločina i Organizovanog Kriminala, uhapšen je osumnjičeni A.G. kao osumnjičeni u krivičnom predmetu “Zelenaštvo”.
Direkcija za Istragu Teških Zločina u Prištini je 18.10.2022.godine pokrenula predmet za krivično delo „Zelenaštvo“ i dana 20.10.2022.godine u Osnovnom Tužilaštvu u Uroševcu su podneli krivičnu prijavu protiv više osumnjičenih, dok su tokom istraga po ovlašćenju tužioca predmeta dana 04.05.2023.godine takođe podneli dopunski izveštaj krivične prijave u Osnovnom Tužilaštvu u Uroševcu, protiv više osumnjičenih, među kojima je i osumnjičeni A.G.
Dana 17.05.2023.godine, naredbom Osnovnog Suda u Uroševcu, izvršen je pretres kuće i pratećih objekata osumnjičenog A.G. u Opštini Vučitrn, gde tokom pretresa osumnjičeni nije pronađen kod kuće i isti je pozvan da se pojavi u policiji kao osumnjičeni, dok je istog dana 17.05.2023. godine isti stavljen u policijskom sistemu da se traži i uhapšen je juče 11.04.2024.
U do sada sprovedenim istragama u ovom slučaju kao osumnjičeno je trideset i šest (36) lica umešani u predmetu “Zelenaštvo” a do sada je uhapšeno dvadeset osam (28) lica. Takođe, i dalje ima lica koje policija traži i sa raspisanim poternicama. Tokom istrage slučaja, uz ovlašćenje tužioca i naredbu suda, razvijene su intenzivne napredne istražne mere, dok je slučaj još uvek u istrazi od strane Osnovnog Tužilaštva u Uroševcu.
Policija Kosova ostaje posvećena istrazi i otkrivanju svih krivičnih dela u zemlji, sa posebnim naglaskom na teška krivična dela i korupciju.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje