Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

PRIZRENI_STACIONI POLICOR

Arrestohet në Prizren një i kërkuar dhe i dënuar me katër (4) vite e 100 ditë burg për vjedhje Grabitqare

Prizren, 01 shtator 2025
Me datën 01.09.2025, Policet e Njësisë së Ndërlidhjes me Gjykatën pran Stacionit Policor në Prizren- Veri, pas veprimeve operative dhe hetimore, kanë realizojnë urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për personin e kërkuar B.S., 36 vjeçar, mashkull nga fshati Malësi e re , KK Prizren.
I njëjti ka qenë në kërkim aktiv, pasi ndaj tij ishte lëshuar vendim i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me katër (4) vite e 100 ditë burg efektiv për veprat penale Vjedhje dhe Vjedhje Grabitqarë.
I dyshuari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe garantimin e sigurisë publike.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje