Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet në Prizren një i kërkuar dhe i dënuar me rreth njëmbëdhjetë (11) muaj burg efektiv

Prizren, 18.08.2025
Me datën 18.08.2025, në kuadër të Planit Operative “ Urdhëresat 2025” policë e grupit të task forcës për këtë plan pran Stacionit Policor në Prizren, pas veprimeve operative –taktike, kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar T.F., mashkull nga Prizreni.
I njëjti ka qenë në kërkim aktiv, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest dhe ishte dënuar me aktvendim të plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me dhjetë (10) muaj e njëzet (20) ditë burgim efektiv. Ai ishte dënuar për vepra penale që lidhen me narkotikë.
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe garantimin e sigurisë publike.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje