Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 04.01.2025, rreth orёs 21:50, patrulla Policore e Planit Operativ, deri sa ishte duke ecur nё kёmbё nё rrugën “ Mbreteresha Teutё” nё Pejё, kanё ndaluar njё person pёr legjitimim gjatё kontrollit rutinё nё çantën e personit tё dyshuar ёshtё gjetur dhe sekuestruar:
• Njё (1) Armё pistoletё Zoraki M
• Njё (1) karikator i sё njejtёs armё
• Tetё (8)fishekё kal:7.65mm
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe gjatё intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, i njëjti ka deklaruar se posedon edhe njё armё nё shtёpi.
Njёsitet kompetente tё Stacionit Policor nё Pejё, nё koordinim me Prokurorin e shtetit, kanё kryer kontroll/bastisje nё shtёpinё e personit tё dyshuar aty ёshtё gjetur dhe sekuestruar:
• Njё (1) Armё automatike AK47
• Njё (1) karikator i zbrazёt
I dyshuari pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit lirohet nё procedurё tё rregullt.