Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet njё (1) person i dyshuar pёr veprёn penale ‘vrasje e mbetur nё tentativё’

Pejë, 13 janar 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datën 13.01.2026, rreth orës 00:15, është njoftuar se në njё lokal nё rrugën “Luan Haradinaj” nё Deçan, ka pasur tё shtёna me armё.
Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku nё vendin e ngjarjes janё hasur personat e lënduar, tё cilёt janё dërguar me autoambulancë nё spitalin rajonal nё Pejё.
Personi i dyshuar ёshtё arrestuar nё vendin e ngjarjёs, dhe tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar:
• Njё (1) armё pistoletё Zoraki 9mm
• Njё (1) karikator i sё njёjtёs armё
• Nёntё (9) fishekё kal:9mm
• Tri (3) gёzhoja
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje