Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprёn penale ‘mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’

Pejë, 24 qershor 2026
Stacioni Policor në Junik, me datën 23.06.2026, ёshtё njoftuar se një person i dyshuar posedon armё pa leje pёrkatёse, ku dyshohet për kryerje të veprës penale ‘mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.
Policia menjёherё ka ndёrmarrё masat e nevojshme dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit, me datёn 24.06.2026, ёshtё kryer kontroll/bastisje në shtёpinё e personit tё dyshuar nё Junik, ku gjatё bastisjes janё gjetur dhe janë sekuestruar:
• njё (1) armё- pistoletё
• një (1) karikator
• trembёdhjetё (13) fishekë.
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje