Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet njё (1) person i dyshuar për vepren penale Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”

Pejë, 20 dhjetor 2022
Më datë 19 dhjetor 2022 rreth orës 12:00, Hetuesit e Stacionit Policor Pejё, kanё pranuar informacion se njё person nё njё lokal nё rrugën ‘Vёllёzёrit Gёrvalla’ nё Pejё, posedon armё.
Policia menjëherë ka dalë nё atё lokacion, pas kontrollit tё personit tё dyshuar tek i njëjti ёshtё gjetur dhe sekuestruar:
• Njё (1) Armё (pistoletё)
• Gjashtё (6) fishekё cal. 9mm
• Njё (1) karikator i sё njëjtës armё
Policia ka arrestuar tё dyshuarin:
•A.G. i lindur me 2002.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër tё Prokurorit tё shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje