Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rёndё nё tentativë’

Pejë, 7 dhjetor 2022

Me datën 06.12.2022, në Stacionin Policor në Istog, ёshtё raportuar se nё fshtin Dubovё e vogёl- Istog, ka ndodhur njё rast vjedhje.

Policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur rastit dhe nё vendngjarje kanё kontaktuar me dëshmitarin i cili deklaron se nё shtёpinё e viktimёs ka parё dy (2) persona tё armatosur dhe tё maskuar nё katin e dytё tё shtёpisё.

Tё dyshuarit duke përdorur forcёn kanё hapur derën dhe janё futur nё katin e dytё tё shtёpisё.

Policia gjatё hetimit ka hasur nё njё veturё tё braktisur me targa vendore e cila pas verifikimeve tё bёra rezulton se ёshtё pronё e njё “Rent a Car”, tё cilёn e kishte marrё me qira i dyshuari.

Pas një pune intensive nga zyrtaret Policor tё Stacionit Policor nё Istog, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari:

• B.H. i lindur me 1990.

Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje