Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datën 27.03.2025, rreth orёs 00:50, ka pranuar informatё se nё rrugën ‘ Ali Hysvukaj’ nё Pejё, ёshtё duke u djegur njё veturё.
Policia menjёherё ka dalё nё vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe njёsiti i zjarrfikësve tё cilёt e kanё lokalizuar zjarrin.
Pas njё pune intensive tё Policisё ёshtё arritur tё identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari i kёtij rasti.
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё ndaluar pёr 48 orё.