Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet njё person i dyshuar për veprën penale ‘mbajtje nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve’

Pejë, 17 gusht 2022
Meqenëse kohëve tё fundit kanë ndodhur disa raste incidente ku tё miturit kanë përdorur armë tё ftohta, sprej dhe elektroshok dhe ne shumicën e rasteve të dyshuarit kanë deklaruar se armët e përdoruara i kanë blerë në treg.
Me datё 16.08.2022, nga Sektori Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, nё konsultim me prokurorin e shtetit ka marrё veprime taktiko-operative, ёshtё bёrё njё kontroll-bastisje nё “qarrshinё e gjatё” dhe nga tezga (tavolina) e shitësit ambulant tani i dyshuar janё sekuestruar:
• Njёqind e pesё (105) mjete tё mprehta (thika) lloje tё ndryshme.
• Tri (3) shufra metalike
• Njёmbёdhjetё (11) boksa metalik
• Katёr (4) OC Sprej dhe
• Njё (1) elektroshok
I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё te rregullt.
Policia e Kosovёs nё vazhdimësi do tё bёjё sekuestrimin e mjeteve tё ndaluara me ligj, tё cilat rrezikojnë sigurinё e përgjithshme.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje