Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet njё person i dyshuar për veprën penale “Mbajtje nё pronësi, kontroll apo shfrytëzim tё paautorizuar tё armёve”

Pejë, 11 prill 2024
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Istog, me datë 10.04.2024, ёshtё njoftuar se nё fshatin Caralluk-Istog, njё person ёshtё duke gjuajtur me armё zjarri.
Policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs aty ka kontaktuar tё dyshuarin, i cili deklaron se posedon njё armё tё gjatё.
Pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, ёshtё bёrё kontroll/bastisja e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse tё personit tё dyshuar:
• A.A. i lindur me 2003,
Tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar:
• Njё (1) pushkё automatike (mitraloz)
• Njё (1) karikator i rrumbullakët
• Njё (1) fishek kalibër i panjohur
• Dy (2) gёzhoja
• Njё (1) pistoletё
• Njё (1) karikator
• Njё (1) pistoletё
Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje