Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për ‘përdorim të armës’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’

Vushtrri, 27 gusht 2019

Në orët e mbrëmjes së datës 27 gusht 2019,  në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Me të pranuar informacionin në  vendin e ngjarjes kanë reaguar njësitet policore, ku është identifikuar dhe është arrestuari i dyshuari  B. K., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Bazuar në  të dhënat e para hetimore bëhet e ditur se i dyshuari  si shkak i një zënke të çastit me ankuesin ka shtënë me armë. Të gjitha veprimet policore, si dhe provat materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është hetuar si vepër penale ‘përdorim i armës’ dhe ‘armëmbajtje pa leje ’.

Në cilësi të provave materiale në vendin e  ngjarjes   janë sekuestruar një armë e llojit pistoletë dhe një gëzhojë, të cilën dyshohet se i dyshuari e kishte shkrepur. Nuk raportohet për të lënduar.

Pas procedurave intervistuese,  i dyshuari është  liruar për procedurë të rregullt.

Me respekt
Zyra për Informim
DRP-Mitrovicë
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje