Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për vepër penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, nga neni 147 të KPK-së dhe rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 t&eu

 

Prishtinë, 11 Shkurt 2015 Me datë 11/02/2015, në vazhdën e hetimeve disa mujore, Drejtoria Kundër Terrorizmit, e përkrahur nga njësitë tjera relevante policore, kanë ndërmarrë një operacion në dy lokacione në Rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt, për zbatimin e urdhër kontrolleve të autorizuara nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i EULEX-it.Gjatë implementimit të këtij plani operativ është arrestuar personi i dyshuar M.A, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Nxitja e Urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, nga neni 147 të KPK-së dhe Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të KPK-së. Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë sekuestruar përkohësisht në cilësinë e provave materiale disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, duke përfshirë edhe një armë gjuetie me leje të skaduar. Me urdhër të Prokurorit të PSRK-së, të pandehurit ju shqiptohet masa e ndalimit për 48 orësh.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje