Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprat penale ‘ Vjedhje e rëndë’, ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, ‘Kanosje’ dhe ‘Dhunë në familje’

Pejë, 14 gusht 2019 

      

Ju njoftojmë se Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo – hetimore në bashkëpunim edhe me njësi tjera të këtij stacioni kanë identifikuar dhe me datë 14.08.2019 kanë arrestuar te dyshuarin:

        

o L.R. i lindur vitin  1990 m/k/sh 

 

I dyshuari tashmë i arrestuar, është i dyshuar për disa vepra penale të cekura më lartë, po ashtu me datë 25.07.2019, në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën ‘Besnik Lajqi’ në Pejë, është i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.

I njëjti ka qenë në kërkim nga Gjykata Themelore Pejë dhe Prokuroria Themelore Pejë, me ç‘rast janë lëshuar urdhër arrestet për arrestimin e tij.

Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provës materiale 4 (katër) qese plasmasi ngjyrë e kaltër të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘marihuanë’.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit prej 48- orësh.       

           

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje