Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’

Pejë , 11 Shkurt 2015
Ju informojmë se pas një angazhimi operativo-hetimor të sektorit rajonal të hetimeve, në bashkëpunim dhe konsultim të plotë me prokurorin e shtetit , është marrë urdhër për kontroll të një shtëpie në fshatin Raushiq të Pejës.Më datën 10.02.2015 në mëngjes hetuesit e SRH-së të përkrahur nga Njësia Operative, NJRSH, kanë filluar me kontroll të një shtëpie dhe objektet përcjellëse, në fshatin Raushiq të Pejës.Gjatë këtij operacioni, gjithmonë në mbështetje të prokurorit të shtetit është arritur që të konfiskohen:
– Një pushkë automatike AK- 47 e prodhimit kinez të kalibrit 7.62x39mm
– Dy karikatorë të pushkës automatike
– 900 fishekë të kalibrit 7.62x39mm
– Një pushkë ajrore
– Një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm
– Dy pajisje ushtarake për ruajtjen e municionit luftarak.
Pas kontrollit është arrestuar i dyshuari A. G. (K/Shqiptar i lindur më 1939) nga fshati Raushiq -Pejë.Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe rasti do të procedohet në Prokurori.Bashkangjitur do të gjeni fotografitë e pajisjeve të konfiskuara:  

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje