Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’

Prizren, 20 nëntor 2018

    Me datën 19 nëntor, rreth orës 12:30 në Prizren, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një person i dyshuar (E. SH. ) i cili ishte në kërkim policor.

     Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet të jetë përfshirë në gjashtë vepra penale ‘vjedhje e rëndë’, të kryera në Prizren dhe Suharekë, ku i njëjti ka depërtuar në lokale afariste dhe në mënyrë të paligjshme ka përfituar gjësende të ndryshme, të holla, telefona mobilë, pije energjike dhe të tjera.

     Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, ku pas intervistimit të njëjtit me urdhër të prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë.

Me respekt

Zyra për Informim
DRP – Prizren
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje