Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një (1) person i dyshuar për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’

Pejë, 8 prill 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Pejë, me datën 07.04.2025, rreth orës 14:00, është njoftuar nga një qytetar se kishte hasur një person i cili kishte një armë të gjahut.
Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar të dyshuarin dhe nga i njëjti janë sekuestruar:
• një (1) pushkë gjuetie dy tytëshe
• nëntë (9) fishekë kal. 12 mm
I dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, lirohet në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje