Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një (1) person i dyshuar për veprën penale “Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm”

Pejë, 7 shtator 2023
Me datё 23.07.2023, rreth orёs 04:30, Policia ёshtё njoftuar se nё rrugën “Jeton Dedushaj” nё Pejё ka ndodhur njё shpërthim.
Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë iu kanё pёrgjigjur rastit, aty ёshtё vërejtur se shpёrthimi ka ndodhur para derёs sё shtёpisё sё viktimave dhe si pasojё dy (2) vetura janё dёmtuar, mirëpo pasoja nё njerёz nuk ka pasur.
Nё vazhdën e hetimeve tё zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, sot me datё 07.09.2023, nё bazё tё urdhёresёs sё Gjykatёs themelore nё Pejё, ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse tё personit tё dyshuar:
• F.S. i lindur me 1992 Kosovar/Shqiptar
I dyshuari ёshtё arrestuar, gjithashtu ёshtё sekuestruar edhe automjeti i tij i cili dyshohet se ёshtё përdorur nё rast.
Personi i dyshuar ёshtё intervistuar nga hetuesit ne prezencë tё avokatit mbrojtës dhe me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48- orё.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje