Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një (1) person i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore nё Pejё për veprën penale ‘grabitje’

Pejë, 13 tetor 2020  

Policia e Kosovës – Njësia për Reagim tё Shpejtё-Pejё (NJRSH), me datën 12.10.2020 rreth orës 21:00,  ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘grabitje’.

Njësiti për Reagim tё Shpejtё (NJRSH), nё rrugën ‘Nexhip Basha’ nё Pejё, ka ndaluar veturën Ford Fokus me targa vendore, me të ndaluar veturën, pasagjeri, tani i dyshuari, ka dalë nga vetura dhe ka filluar të ikë me vrap. Zyrtarët policorë janë vёnё nё ndjekje tё të dyshuarit dhe kanë arritur ta kapin.

I dyshuari nuk posedonte dokumente identifikimi dhe menjëherë është arrestuar. Pas verifikimit ka rezultuar se i njëjti ka një urdhërarrest tё lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe me aktvendim të plotfuqishëm të lëshuar nga gjykata e njëjtë, ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej katёr (4) vitesh për shkak të veprës penale, ‘grabitje’. I dyshuari është dërguar në burgun e Dubravës nё vuajtje të dënimit.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje