Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Deçan, me datë 05.03.2022,ka realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Pejë- dega në Deçan.
Pas një pune operativo-hetimore, ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit te dyshuar të cilin e ka arrestuar.
Personi i arrestuar i cili sipas urdhëresës së Gjykatës është i dënuar me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh, i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.