Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ’tregtia e ndaluar’ dhe prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’

Prishtinë, më 4 qershor 2025
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pasi kanë pranuar një informatë, të njëjtën e kanë trajtuar nën dyshimin se persona të dyshuar janë duke prodhuar dhe shpërndarë në mënyrë ilegale produktin “Collagen Peptides 200 gr”, të cilin e shesin në mënyrë të paligjshme përmes rrjeteve sociale.
Pas pranimit të informatës, rasti është trajtuar në bashkëpunim të ngushtë me Doganën e Kosovës. Sot, më datë 04.06.2025, në koordinim ndërinstitucional mes Policisë së Kosovës dhe Doganës, janë ndërmarrë veprime hetimore në terren. Si rezultat i këtyre veprimeve, janë lokalizuar dy posta të shpejta përmes së cilave janë shpërndarë produktet e falsifikuara. Me pas është identifikuar edhe personi si dhe objekti në Ferizaj, ku produktet janë ripaketuar dhe ambalazhuar.
Gjatë operacionit policor janë sekuestruar:
• Dhjetë thasë – paketime prej 6800 gr të mbushur me lëndë të parë, proteine “REALMASS” e cila pas ripaketimit në pako me të vogla (kuti plastike – imitim) online është shitur si Collagen,
• Njëmijë e pesëqind copë ambalazh plastik, imitim i paketimit origjinale të produktit,
• Njëmbëdhjetë pako të gatshme për shitje në treg;
• Si dhe një sasi e konsiderueshme etiketash me mbishkrimin Collagen
Në magjistralen Prishtinë– Pejë, te selia e njërës nga postat e shpejta, janë gjetur edhe:
• Tridhjetë (30) pako të porositura e të gatshme për t’ua dërguar klientëve,
Kurse në Lipjan, po ashtu të një postë tjetër e shpejtë, janë gjetur dhe konfiskuar:
• Tri pako të porositura e të gatshme për t’ua dërguar klientëve.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës dhe më pas me aktvendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti lirohet në procedurë të rregullt.

Statstikat e përgjithshme: 2025-06-10
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
52
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
16
Ne Mbajtje