Stacioni Policor në Gjakovë pasi ishte njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin Q. H., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1969) i cili dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri të cilën e posedonte me leje.
Në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një pistoletë e tipit Beretta ASX, dy fishekë të kalibrit 9mm dhe katër gëzhoja të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.