Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

PRIZRENI_STACIONI POLICOR

Arrestohet një i dyshuar për disa vjedhje dhe i kërkuar edhe me urdhër arrest

Prizren, 19 shtator 2025
Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të Prizrenit nga Drejtoria Rajonale në Prizren, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një person të dyshuar për disa raste të veprave penale të vjedhjes.
Me datën 18.09.2025, rreth orës 01:00, në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, konkretisht tek një market, një person i dyshuar kishte tentuar të kryente veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Në vendngjarje Policia ka siguruar prova materiale se i njëjti ka kryer edhe një vjedhje të mëhershme tek i njëjti market.
Hetimet kanë konstatuar se i njëjti person dyshohet edhe për dy raste tjera të vjedhjeve të kryera më herët në një dyqan tjetër tregtar në Prizren.
Pas intervistimit të të dyshuarit E. P. (mashkull), në praninë e avokatit mbrojtës, ai ka pranuar përfshirjen në rastet e mëposhtme:
– vjedhje – me datën 11.09.2025, në rrugën “Ekrem Rexha” – Prizren,
– vjedhje – me datën 16.09.2025, në rrugën “Ekrem Rexha” – Prizren,
– vjedhje e rëndë në tentativë më datë 18.09.2025 dhe
– posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.
Hetimet kanë vërtetuar gjithashtu se i dyshuari kishte urdhër arrest aktiv nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për çka është njoftuar Stacioni Policor Ferizaj për veprimet e mëtutjeshme ligjore.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje