Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Gjakovë, 1 dhjetor 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Rogovë-Gjakovë. Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një pistoletë e llojit EKOL, tre karikator, 22 copë fishekë dhe një thikë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit B. B., lindur në vitin 1949, shtetas i Republikës së Kosovës, është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në vazhdimësi angazhohet në parandalimin e dukurive negative, dhe veprave penale në përgjithësi, për krijimin e nja ambienti sa më të sigurt për qytetarët.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje