Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për “Organizim të Skemave Piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” – Uhapšen osumnjičen za „Organizovanje piramidalnih šema i ilegalno kockanje“

Arrestohet një i dyshuar për “Organizim të Skemave Piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”
Mitrovicë Veri , 17 Prill 2025
Njësia e hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, pas pranimit të informatave në rrugë Operative kanë kryer kontroll në një kioskë “Lotaria e Serbisë” në qytetin e Leposaviqit, ku si prova materiale janë sekuestruar pajisje për organizimin e lojërave të fatit si:
– 1 (një) aparat për shtypjen e tiketave me pajisje përcjellëse,
– 1 (një) reklamë e Lotarisë,
– 1 (një) vulë me mbishkrimin e Lotarisë së Serbisë,
– 10000 (dhjetëmijë) dinarë të Serbisë,
– Kartela të lojërave të fatit, si dhe materiale tjera që mundësojnë zhvillimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.
Një person i dyshuar D.M, 74 vjeç është arrestuar dhe është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku me urdhrin e tij kioska është mbyllur përkohësisht, është iniciuar rasti “Organizim të Skemave Piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Policia apelon te të gjithë qytetarët për bashkëpunim dhe rithekson përkushtimin e saj në luftimin e çdo dukurie që bie ndesh me ligjin. Çdo rast do të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi, duke u siguruar që shkelësit e ligjit të përballen me drejtësinë.
Uhapšen osumnjičen za „Organizovanje piramidalnih šema i ilegalno kockanje“
Mitrovica Sever, 17.04.2025
Istražna jedinica Regionalne policijske uprave Mitrovica Sever, nakon dobijanja obaveštenja o operativnom pravcu, izvršila je pretres kioska „Srpske lutrije“ u gradu Leposaviću, gde je kao materijalni dokaz oduzeta oprema za priređivanje igara na sreću, kao što su:
– 1 (jedna) mašina za štampanje karata sa pratećom opremom,
– 1 (jedan) oglas za lutriju,
– 1 (jedan) pečat sa natpisom Lutrije Srbije,
– 10.000 (deset hiljada) srpskih dinara,
– Kockarske kartice, kao i drugi materijali koji omogućavaju razvoj ove nelegalne delatnosti.
Osumnjičeni D.M., star 74 godine,
Sve preduzete radnje prijavljene su nadležnom tužiocu, koji je naložio privremeno zatvaranje kioska i pokrenut predmet „Organizovanje piramidalnih šema i nedozvoljeno kockanje“, dok je osumnjičeni nakon saslušanja pušten na slobodu i predmet je nastavljen u redovnom postupku.
Policija apeluje na sve građane na saradnju i ponavlja svoju posvećenost suzbijanju svake pojave koja je u suprotnosti sa zakonom. Svaki slučaj će biti tretiran ozbiljno i odgovorno, osiguravajući da se prekršioci zakona suoče sa pravdom.
Mund të jetë një imazh i tabelë dhe teksti
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje